Tuesday, December 04, 2007

Për zgjimin e intelektualit

(Koha Ditore, 4 nëntor 2007)

Dardan Velija
Mungesa e debateve publike në mes të intelektualeve ka bërë që thashethemet të jenë mediumi i krijimit të politikave

Kosova po kalon një fazë të transicionit të thellë. Kurrë në histori, shoqëria kosovare nuk ka pësuar transformim social sa në këto tetë vitet pas hyrjes së trupave të NATO-s. Kalimi nga aparteidi në njëfarë lirie dhe nga komunizmi në njëfarë demokracie kanë prekur thellë çdo nivel të jetës në Kosovë. Kjo ka dezorientuar shoqërinë dhe ka tundur sistemin e vlerave. Kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka pasur nevojë më të madhe për gdhendje të agjendës nga intelektualët.

Në këto vitet e fundit, zëri intelektual nuk është dëgjuar shumë. Intelektualët e viteve të tetëdhjeta e nëntëdhjeta vazhdojnë të mbizotërojnë në sipërfaqe, por në një nivel më të thella mbisundon mediokriteti i thashethemexhinjve që në fakt e përcakton agjendën. Mungesa e debateve publike në mes të intelektualeve ka bërë që thashethemet të jenë mediumi i krijimit të politikave. Jetojmë në një kohë kur mediokriteti është norma. Për më keq akoma, në shumë sektorë këtu t’i quash zhvillimet mediokre është mbivlerësim. Aq janë fuqizuar thashethemexhinjtë tanë saqë kanë arritur të memecojnë intelektualin. Filozofët kanë shkruar për rrezikun që i kanoset shoqërisë kur mbizotëron mediokriteti. Lidhja në mes të mediokërve është lidhje e fuqishme instinktive për mbijetesë. Kjo e bën aleancën në mes tyre jashtëzakonisht të fuqishme. Hayeku ka thënë që edhepse në sipërfaqe duket që intelektualët nuk mbizotërojnë, idetë e tyre përcillen dhe përhapen pa kontrollin e tyre. Po kjo sikur nuk po ndodhe në vendin tonë.

Gjatë këtyre njëzet viteve të fundit ka pasur shumë pak debate intelektuale. Kosova u përball me rrezikun e shfarosjes dhe kjo natyrshëm çoi drejt homogjenizimit të shoqërisë ku debati konsiderohej si përçarës. Në të nëntëdhjetat, i vetmi debat qenësor ishte ai nëse Kosova mund të çlirohej me rezistencë paqësore apo duke rrokur amët. Pas luftës pati disa tentime të tjera për të zhvilluar debat, një rreth identitetit kombëtar/gjuhësor të banorëve të Kosovës dhe një gjysmë-debat tjetër për identitetin fetar të kosovarëve. Forumi 2015 në këto vitet e fundit, mes tjerash, ka pyetur nëse e vlen barra qiranë të ndërtohet një termocentral i ri. Lëvizja Vetëvendosje është munduar të iniciojë debat nëse Kosova mund të pavarësohet duke pasuar procesin ndërkombëtar të bisedimeve apo duke u thirrur në të drejtën e Kosovarëve për vetëvendosje. Por në përgjithësi, mund të thuhet që nuk ka pasur debat të thellë intelektual. Edhe ato pak shkëndija intelektuale, duket sikur janë shuar në mungesë të kundërshtarëve ideologjikë për të zhvilluar debat, ose për shka të sulmeve të pareshtura të mediokërve kundër intelektualit.

Ka qartë mungesë të një qasjeje intelektuale universaliste që analizon zhvillimet dhe opsionet për kahet. Intelektuali në shpirt është universalist dhe analizon zhvillimet duke kaluar ato nëpër testin e të arriturave historike të njerëzimit. Ai fokusohet në analizimin e idesë, më pak në vlerësimin e veprime e shumë më pak në vlerësimin e individit. Por fatkeqësisht ka një gjë universale edhe në mediokritet. Ai universalisht merret pothuajse ekskluzivisht me njeriun dhe jo me idenë apo çështjen. Si në Kosovë, në Zvicër apo Bangladesh, mediokriteti merret me individin dhe e shpërfytyron atë. Kurse intelektuali është avokat i njeriut. Ai e do njeriun, e mbron atë pra është në shpirt human. Kur intelektuali gjykon veprimet e njeriut, i sheh ato me sy njerëzor. Mediokriteti, në anën tjetër, e urren njeriun. Mundohet ta shpërfytyrojë atë, pra është në shpirt çnjerëzor.

Kur debatojnë mediokri dhe intelektualit, gjithmonë fiton i pari sepse ai e sulmon debatuesin dhe jo çështjen. Përderisa intelektuali nuk do të merret me kundërshtarin por me idetë e tij.

Mediokrit nuk debatojnë mes vete sepse debati në mes tyre është konflikt dhe lufta në mes tyre është jo-fer. Kur ata mblidhen, ata vlerësojnë, gjykojnë dhe ekzekutojnë individët që nuk janë aty. Prandaj mediokrit ndiejnë nevojë të jenë sa më shumë me njëri tjetrin, që të mos bien pre e thashethemeve të kolegëve të tyre. Kjo pse, mediokrit tërë ditën janë nëpër kafene, forumet më aktive të Kosovës.

Dallimi në mes të mediokritetit këtu dhe në Perëndim qëndron në atë që atje mediokrit merren me estradën dhe deri diku me nivelin më të lartë të politikë-bërjes (mbretin, kryeministrin) por jo dhe aq me intelektualin. Në Perëndim, intelektualët jetojnë në botën e tyre ku i debatojnë idetë lirshëm dhe kështu përcaktojnë kahet zhvillimore të shoqërisë. Përgojuesve u duket monotone të merren me ta. Por këtu, në kulmin e sundimit e tij, mediokriteti ka robëruar qeverisjen, shoqërinë civile, sistemin arsimor dhe ka monopolizuar kontaktet me të huajt. Mediokrit ia nxijnë jetën njëri-tjetrit por ata bashkohen vetëm kur shohin ndonjë shkëndijë intelektuale. Duket sikur ekziston një pakt në mes tyre kundër intelektualit.

Ka nevojë për një ringjallje intelektuale që do ta projektojë një Kosovë Evropiane. Mendimi intelektual zhvillohet dhe ndryshohet. Ndonjëherë edhe gabohet, por ka nevojë për guxim intelektual për t’u rrekur dhe ngritur temat të cilat “sub-kultura e makiatove” i debaton duke stigmatizuar njerëz. Në jetën publike nuk duhet të ketë tabu. Kosova është shumë vend i vogël për sekrete të mëdha. Përderisa nuk fillohet të debatohet publikisht, mediokriteti do të vazhdojë të bëj punën e tij.

Duhet të ketë një pakt moral në mes të intelektualëve. Mjaftë më me njeriun! Të merremi me idetë dhe të debatojmë ato. Debatet të bëhen në publik, në mediat tona. Pa-dyshim që do të bëhen gabime. Pa dyshim anëtarët e asaj që dikush e ka quajtur ‘sub-kulturës së makiatove’ do të qëndrojnë në pritje për të nxjerrë bishta dhe brirë sa herë që intelektualët të gabojnë. Po edhe nëse nuk gabojnë, do të nxirren bishta e brirë, ngase mediokrit nuk merren me idetë por me njerëzit. Por ky është të misioni i intelektualit.

Nëse nuk ka guxim tani, edhe intelektualët do të rekrutohen nga mediokriteti. Do të detyrohen të futen në luftëza qesharake të cilat do t’i konsumojnë intelektualisht dhe shpirtërisht. Pas pak kohe do ta shohin edhe ata vetën duke u marrë me thashetheme. Intelektuali do të jetë transformuar në thashethemexhi. Çfarë tragjedie! Dhe kur të përmbyllet ky kapitull enorm i transicionit, vendi ynë do të duket ndryshe. Do të jetë formësuar nga mediokriteti. Kjo nuk bën të ndodhë!

6 comments:

ELAIS said...

Pergezime per editorialin Dardan!

Nese nuk ke kundershtime po vendos nje link te editorialit ne blogun tim.

Pershendetje!

Dardan Velija said...

Me kenaqesi, falemderit shume!

Anonymous said...

Interesting article - so, do you plan to contribute to an intellectual rebirth? Hope to read more on your blog.

2 comments: (1) I would not list Vetevendosje as trigger of intellectual debate, as they operate with (quite non-intellectual) propagandistic arguments and rhetorics. (2) I see a some good debates and - what is more important - initiatives in the European field: KCSF with their publications on European Integration, EUINKS (B. Cufaj) with the European Library (here is a quite interesting article on this latter project/in German/published today in the FAZ: http://www.faz.net/s/Rub117C535CDF414415BB243B181B8B60AE/Doc~E8628EC2BD4DC4C61B8E36623E40B52B2~ATpl~Ecommon~Scontent.html).

Anonymous said...

Here again the link of the article (paste all these in your browser/in one line!):

http://www.faz.net/s/
Rub117C535CDF414415BB243B181B8B60AE/
Doc~E8628EC2BD4DC4C61B8E36623E40B
52B2~ATpl~Ecommon~Scontent.html

Anonymous said...

Herzlich Willkommen hier im Flirtchat.


Dieser Flirtchat bietet dir die Alternative heisse beine und natürlich vieles mehr,sicherlich auch sexuellen Vorlieben ausleben
Hier im besten Flirtchat findest du heisse beine Aufregend chatten
Suchst du Blind Date , sicher bist du hier genau richtig.Ok,los gehts,worauf wartest du?
sexuelle Vorlieben erotik treffpunkte ,anmelden .
Du suchst jemand von Wädenswil, vieleicht aus Aargau, oder aus deutschland , vieleicht von Aargau, in WaidhofenanderYbbs? Mit Sicherheit kein Problem.!

Anonymous said...

Geile Teens ab 18 live vor der eigenen webcam.
Willst du dich mit ihnen treffen? Melde dich jetzt kostenlos an und du erhälst sofort 50 Coins für die liveshows umsonnst!
Geniesse tabulose [b][url=http://free-teen.org]Teen Sex Cams[/url][/b]. Gerade erst 18 und schon so versaut.

[url=http://forum.anime-hub.de/memberlist.php?mode=viewprofile&u=1282]Amateur Teens[/url]
[url=http://warcraftdownunder.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=9517]Teen Dating[/url]
[url=http://www.vspy-vspy.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=156004]Teens ab 18[/url]

[url=http://www.top-led-light.com/our-blog/led-tube-lights/item/the.html#comment-40522]Live Teens[/url]
[url=http://androidfaq.org/user/GratisTeenisi/]Amateur Teens[/url]
[url=http://www.bkbitter.se/wp-includes/guest/index.php?showforum=1]Amateur Teens[/url]

http://discuss.homeschooltracker.com/member.php?18918-LiveTeeni http://arbitrag.briit.net/user/CamTeeni/ http://kkl.christopher-hertel.de/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6196 free teen[/url]